Qendra e Tiranës pa energji elektrike

Nga Exit News
Qendra e Tiranës pa energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSSHE njoftoi se rruga “Muhamet Gjollesha”, zona e Stadiumit “Dinamo”, Sheshi “Willson”, një pjesë e Komunës së Parisit dhe Bulevardi “Bajram Curri” nuk do të kenë energji elektrike, sot, 30 qershor për shkak të një defekti.

OSHEE nuk ka njoftuar për sa kohë do të qendrojnë pa drita këto zona.

OSHEE njoftoi edhe ndërprerjen e energjisë elektrike nga ora 09:00-16:00 në rrugën “Siri Kodra”, dhe “Kosta Cekrezi. Ndërsa, nga ora 11:00-15:00 nuk do të ketë energji elektrike në lagjien “Allmucaj” dhe lagjien “Ferhat në zonën e Baldushkut.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>