Qendra Evropiane për Median e Lirë mbështet regjisorin Rama të paditur nga biznesi i ndërtimit

Qendra Evropiane për Median e Lirë mbështet regjisorin Rama të paditur nga biznesi i ndërtimit

Shembull i fundit i persekutimit të medias në Shqipëri, është rasti kur Artan Rama është paditur për artikullin e tij të shkruar në profilin e programit të tij Publicus në Facebook-ut.  Dëmshpërblimi që i kërkohet arrin vlerën e 110 mijë eurove.

Në 17 nëntor 2016, aksionerët e kompanisë së ndërtimit Edil Al-It sh. p. k, ngritën një padit për përgojim dhe për prishje të imazhit ndaj Artan Ramës, në Gjykatën Civile të Shkallës së Parë Tiranë. Pavarësisht shqetësimeve të mëparshme në lidhje me raportimin e një sipërmarrje të Partneriteti Publik Privat që përfshinte kryetarin e Bashkisë,gazetari Rama tha që kjo ishte hera e parë që ishte paditur.

Organizata Res Publica po e përfaqëson ligjërisht Artan Ramën në një kohë që Qendra Evropiane për Shtypin dhe Median e Lirë (ECPMF)  po jep 1000 euro si mbështetje për rastin e gazetarit shqiptar, që e pati seancën e parë gjyqësore në 17 shkurt, ku pala paditëse bëri parashtrimet e saj.

“Përfaqësuesi i Res Publica e konsideroi zhvillimin e seancës pozitive”, tha Rama për ECPFM pas seancës.

Bazat e padisë

Padia e Edil Al-It sh.p.k erdhi pasi Rama kishte publikuar disa artikuj për përfshirjen e kësaj kompanie për përfitimin jo të ligjshëm të parave publike. Pala e akuzës pretendon se një prej artikujve e ka dëmtuar imazhin e kompanisë dhe ka kërkuar që gazetari të paguajë një dëmshpërblim prej 110 mijë euro.

Përpara gjyqit Artan Rama deklaroi:

“Nëse do t’u hedhim një vështrim statistikave gjyqësore, ku gazetarët janë të paditur, kjo kërkesë padi përbën kulmin financiar të kërkuar si shpërblim ndonjëherë. Shuma prej 110,000 eurosh është një presion që kërkon ta fundosë gazetarin; ta rrënojë përgjithmonë!”

Megjithatë, në seancën e 17 shkurtit, Edil Al-It, vendosi se do të kërkojë një dëmshpërblim më të vogël, pasi vetëm një nga aksionerët e kompanisë është përfaqësuar në padi, tha Rama. Pala mbrojtëse është planifikuar të flasë në 17 mars.

Teksti për të cilin gazetari Rama akuzohet, u publikua në 8 nëntor në profilin e Facebook-ut të Públicus. Artan Rama është autori i artikullit dhe regjisori i programit Públicus.

Artikulli i tij tregon sesi dy kompani ndërtimi fituan një tender publik për rindërtimin e Teatrit të Operas në Tiranë. Aty Rama shpjegon që ai zbuloi së një nga fituesit e tenderit kishte detyrime të papaguara taksash.

Sipas ligjit shqiptar kompanitë që kanë detyrime taksash nuk mund të përfitojnë nga tenderat publikë. Gazetari e bazoi artikullin e tij në një dokument që provonte këtë gjë. Dokumenti kishte logon e Ministrisë së Financave dhe firmën e një nëpunësi publik.

Dokumenti tregon se Edil Al-It ka detyrime taksash. Kompania e vë në pikëpyetje dokumentin, duke thënë se ai nuk ka një vulë.

Në 17 shkurt, pala paditëse deklaroi në gjyq se kompania i kishte shlyer detyrimet e taksave në momentin kur hyri në tender. Gjithsesi, ata refuzuan të jepnin një përgjigje të qartë nëse ky ishte rasti për periudhën kohore në të cilën Artan Rama shkroi artikullin.

Ekipi i Públicus

Investigime nga Públikus

Rama i tha ECPMF-së që emisioni Públicus transmetohet vetëm online, pasi u ndalua nga Vizion Plus në episodin e tij të tretë, kur programi kishte fituar një reputacion për gazetari invstigative për çështje të lidhura me pronën publike, transparencën dhe korrupsionin e punonjësve shtetërorë në Shqipëri.

Anullimi i Públicus nga televizioni Vizion Plus shkaktoi akuza për censurë që kompania i mohoi në atë kohë. Episodi që do të shfaqej kishte në qendër përfshirjen e Kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj me landfillin e riciklimit të plehrave, ku një punëtor 17-vjeçar, Ardit Gjoklaj u vra në gusht 2016.

Partia Demokratike e akuzoi Kryetarin e Bashkisë se kërkoi anullimin e programit. Artan Rama pretendon se ka lidhje midis  Kryetarit të Bashkisë dhe aksionerit të televizionit Vizion Plus, që njëkohësisht është edhe aksioner i kompanisë së ndërtimit Edil Al-It.

Gazetari shpreh shqetësim për situatën e medias në Shqipëri:

“Ekonomia shqiptare po kalon një numër të madh të shërbimeve publike në partneritet me sipërmarrjet private. Në përpjekjen për të raportuar abuzimet me pronën publike, gazetarët gjenden përballë një kurthi: nga njëra anë është pushteti i korruptuar dhe nga ana tjetër interesi privat për të përfituar padrejtësisht.”

Rama vazhdon të shkruajë raporte investigative mbi një bazë vullnetare në faqen Públicus të Facebook-ut dhe për portalin Exit.al.


Artikulli është publikuar më parë në European Centre For Press And Media Freedom.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>