Qendresa Qytetare organizon debat mes kandidatëve të rinj të qarkut Shkoder

Nga Exit News
Qendresa Qytetare organizon debat mes kandidatëve të rinj të qarkut Shkoder

Organizata rinore Qendresa Qytetare ka zhvilluar të hënë një debat mes kandidatëve të forcave politike në Shkodër.

Ajo ka ftuar kandidatët Jona Liqejza nga PS, Helga Sallaku nga PD dhe Amel Pervizi nga Nisma Thurrje.

Debati është zhvilluar rreth ofertave politike mbi rininë në zgjedhjet e 25 prillit.

Helga Sallaku, PD, tregoi për eksperiencvëne  saj të gjatë si pedagoge dhe tha se i njeh mirë problematikat e universitetit.

Ajo çka vërej është cënimi i autonomisë së universitetit”, u shpreh ajo.

Prezantimit për një mesatare ne universitete Sallaku iu përgjigj se nuk e zgjidh problemin e cilësisë, kur përballemi me nota fiktive.

Amel Pervizi nga Nisma Thurrje tha se një nga problematikat e ngritura në protestën e studentëve, është bordi i administrimit, ku studentët nuk kanë peshë.

Ai tha se Nisma Thurje që përfaqëson do të kërkojë përmes një nga 33 projekt ligjet që të rritet pesha e studentit në vendimmarrje në universitete.

Jona Liqejza u shpreh se aderon në një forcë të majtë sepse besoj se e majta në vend nuk është aty ku duhet momentalisht.

Ajo tha se është kundër autonomisë në universitete dhe mendon se duhet të operohet përmes konceptit të vetfinancimit, që stimulon pedagogët për programe të hapura.

Liqejza propozoi se pranimet në universitete duhen shtrënguar, duke vendosur një prag mesatare mbi 7.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>