Qetësia, dashuria dhe luksi i Ilir Metës

Nga Eva Shehu

Në intervistën e djeshme, gazetarja Ardita Simicia e Zërit të Amerikës ia doli t’i heqë Zotit Meta qetësinë dhe dashurinë që ai u sugjeron gjithmonë të tjerëve në komunikim.

Në një moment, Zonja Simicia e pyeti Zotin Meta: “A të ka vrarë ndonjë herë ndërgjegja për luksin në të cilin jeton, me makinë luksoze, me shtëpi luksoze e vilë pushimi luksoze në Gjirin e Lalzit, ndërkohë që shqiptarët e pangrënë dhe në kulmin e varfërisë po ikin me turma të uritur nga Shqipëria?”

I acaruar nga pyetja, Zoti Meta u përgjigj: “Nuk di për çfarë luksi e keni fjalën…” dhe e akuzoi gazetaren se ishte e painformuar.

Në të vërtetë, gazetarja nuk ishte e informuar mirë pasi ajo nuk qe në gjendje ta vazhdonte pyetjen duke i ilustruar Zotit Meta se kujt luksi të tij i referohej.

Luksi i familjes Meta është shpalosur në publik, me arrogancë nga bashkëshortja e tij, në një reportazh special për vilën e saj në Gjirin e Lalzit. Duke folur me gazetaren Sonila Meço, Zonja Kryemadhi tregoi në detaje çdo mjedis teë vilës dhe jetës superluksoze të familjes Meta. Ndër të tjera, ajo i pohoi gazetares Meço se vetëm mobilimi i vilës kishte kushtuar 300 mijë euro.

vilamonika sonila

Fotografitë e ambjenteve të vilës dhe kopshtit të saj gjigand janë publikuar në median e shkruar.

monika te vila

Vetëm këtë po të referonte gazetarja e Zërit të Amerikeës do ta kishte shumë të lehtë përballjen me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë.

Nëse ajo do të kishte gjithashtu kopje të deklaratës së pasurisë të zotit Meta do ta kishte të lehtë t’i përgjigjej habisë së Zotit Meta kur deklaroi se “nuk di per çfarë luksi e keni fjalën”.

Megjithatë, gazetarja ia doli të nxjerrë nga natyra false Zotin Meta, i cili përpiqet të shfaqet i qetë në media dhe pa asnjë problem kur pyetet për akuzat e shumta për korrupsion. I nervozuar dhe pa përgjigje për pyetjen e thjeshtë se nga vjen luksi i tij, Meta u përgjigj me banalitetin tashmë klishe të  politikanëve tanë të korruptuar: ”Unë jam votuar nga 260 mijë shqiptarë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>