Qeveria, 12 milionë euro fatura të papaguara ndaj individëve e kompanive

Nga Exit News
Qeveria, 12 milionë euro fatura të papaguara ndaj individëve e kompanive

Qeveria ka 12 milionë euro borxh ndaj kompanive dhe individëve, vetëm për tre mujorin e parë të 2020-ës, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka borxhin më të lartë, 5,2 milionë euro detyrime, kryesisht për vendime gjyqësore lidhur me rimbursimin e TVSH-së ndaj kompanive. Ndërsa, Ministria e Kulturës, e Bujqësisë, dhe e Punëve të Jashtme nuk kanë detyrime të prapambetura.

Në total, qeveria ka 53 milionë euro detyrime të pashlyera të mbledhura ndër vite deri më mars 2020. Ndër to 34 milionë janë detyrime të pashlyera për vendime gjyqësore. Ndërsa 41 milionë euro janë detyrime të mbartura ndër vite pa tre mujorin e parë të 2020.

Detyrimet e krijuara nga institucionet e tjera për 3 mujorin janë:

  • Ministria e Infrastrukturës ka 1,4 milionë euro, kryesisht vendime gjyqësore, dhe punime dhe mirëmbajtje rruge.
  • Ministria e Mbrojtjes 3,2 milionë euro.
  • Ministria e Brendshme 420 mijë euro.
  • Ministria e Shëndetësisë 980 mijë euro.
  • Ministria e Financave 515 mijë euro.
  • Ministria e Turizmit 68 mijë euro.
  • Ministria e Arsimit 241 mijë euro.

Lajme te ngjashme