Qeveria 220 milionë dollarë për pasojat e krizës së koronavirusit

Nga Exit News
Qeveria 220 milionë dollarë për pasojat e krizës së koronavirusit

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot paketën financiare në mbështetje të qytetarëve dhe biznesit për të përballuar masat e marra nga koronavirusi.

Masat e propozuara janë:

25 milionë dollarë për pajisje dhe materiale mjekësore dhe mbështetje për personelin mjekësor.

100 milionë dollarë garanci për hua për kompanitë që kanë vështirësi për të paguar pagat.

65 milionë dollarë mbështetje për shtresat në nevojë, biznesin e vogël dhe papunësinë e mundëshme.

20 milionë dollarë për operacion humanitar të drejtuar nga Ministira e Mbrojtjes.

10 milionë dollarë rezervë për Këshillin e Ministrave për urgjena të paparashikuara.

Fshihen kamat-vonesat për familjet dhe biznesin e vogël për pagesën e dritave dhe të ujit.

Shtyhet pagesa e tatim-fitimit për biznesin nga 20 deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit.

Shtyhet dorëzimi i bilancit të bizneseve deri më 1 qershor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>