Qeveria afgane bie dakord për evakuimin e 200 shtetasve të huaj nga Afganistani

Nga Exit News
Qeveria afgane bie dakord për evakuimin e 200 shtetasve të huaj nga Afganistani

200 shtetas të huaj në Afganistan, mes tyre amerikanë, do të largohen me fluturime çarter nga Kabuli të enjten pasi qeveria e re talebane ra dakord për evakuimin e tyre, tha një zyrtar amerikan për Reuters.

Këto do të jenë fluturimet e para ndërkombëtare nga aeroporti i Kabulit që kur talebanët e morën atë nën kontroll.

Fluturimet vijnë dy ditë pasi talebanët shpallën një qeveri të përkohshme të përbërë nga drejtues të lartë në rangjet e tyre duke shuar shpresat ndërkombëtare për një administratë më të moderuar.

Në Kabul, dhjetëra gra dolën në rrugë në shenjë proteste dhe disa gazetarë që mbuluan demonstratën thanë se luftëtarët talebanë i arrestuan dhe i rrahën.

Ministria e re e brendshme e talebanëve tha më vonë se për të shmangur trazirat dhe problemet e sigurisë, kushdo që mban një protestë duhet të aplikojë për leje 24 orë më herët.

Protestat nga gratë dhe burrat po kufizoheshin sepse kishte një kërcënim të sigurisë nga luftëtarët e Shtetit Islamik, tha një ministër taleban. Çdo sulm ndaj gazetarëve do të hetohet, shtoi ai.

Më 15 gusht talibanët morën në kontroll Afganistanin duke shkaktuar evakuimin kaotik të udhëhequr nga SHBA të 124,000 të huajve dhe afganëve në rrezik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>