Qeveria amerikane e mohon: Nuk jemi pjesë e një marrëveshje për shkëmbim territori

Nga Exit News
Qeveria amerikane e mohon: Nuk jemi pjesë e një marrëveshje për shkëmbim territori

Pas akuzave se Richard Grenell dhe Departamenti amerikan i shtetit kanë qënë pas planit për rrëzimin e qeverisë Kurti, me qëllim arritjen e një marrëveshje me Serbinë për shkëmbim territoresh, tre zyrtarët më të lartë amerikanë të ngarkuar me Kosovën janë detyruar të bëjnë një deklaratë publike.

Richard Grenell i dërguari i posaçëm presidencial, ambasadori Philip Kosnett, përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin perëndimorë Matthew Palmer, kanë bërë një deklaratë ku shprehin mbështetjen për Kosovën dhe sqarojnë popullin se:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë pranë popullit të Kosovës. […]

Në këtë kohë pasigurie, i nxisim udhëheqësit e Kosovës që t’i përmbahen Kushteturës së Kosovës dhe sundimit të ligjit. Jemi të përkushtuar për të punuar me çfarëdo qeverie të formuar përmes procesit kushtetues.

Përveç kësaj, vazhdojmë t’i nxisim udhëheqësit e Kosovës për ta hequr plotësisht taksën. Ne besojmë se taksa po e dëmton popullin e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përshirë edhe duke vonuar hyrjen në Kosovë të furnizimeve të nevojshme – dhe po pengon rritjen ekonomike.

Dëshirojmë ta bëjmë të qartë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim të tokës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa.

I dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell kurrë nuk ka parë apo diskutuar një plan të tillë.

Përqendrimi i qeverisë amerikane për t’i mbështetur marrëveshjet e kohëve të fundit për rivendosjen e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe rrugore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka për qëllim që të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë momentum ekonomik.

Ne besojmë se ky momentum do t’i japë energji të re procesit të dialogut që do të çonte te njohja e ndërsjellë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>