Qeveria autorizon Belinda Ballukun për nisjen e punës në Aeroport

Nga Exit News
Qeveria autorizon Belinda Ballukun për nisjen e punës në Aeroport

Komiteti i Mbrojtjes Civile autorizoi ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku të marrë masa për rinisjen e punës në Rinas. Lajmin e dha Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi në emisionin “7 pa 5”, në VizionPlus.

“Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë të marrë masa për rikthimin e punës, qoftë edhe duke zëvendësuar e kontrollorët, qoftë me të huaj, qoftë me vendas. Të përcaktojë kriteret e licencimit për të rinisur fluturimet sa më parë”, u shpre Peleshi.

Komiteti i Mbrojtjes Civile, KMC u krijua më 26 nëntor 2020, me vendim të Këshillit të Ministrave.

KMC është organi më i lartë, i përhershëm, përgjegjës për zbatimin e politikave për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në Republikën e Shqipërisë, shkruhet në vendim.

Ai drejtohet nga ministri i Mbrojtjes dhe përbëhet nga ministri i Brendshëm, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministri i Financave dhe Ekonomisë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, ministri i Drejtësisë, ministri i Kulturës, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, drejtori i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, si dhe kryetari i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>