Qeveria bën gati karantinën për koronavirusin në Durrës

Nga Exit News
Qeveria bën gati karantinën për koronavirusin në Durrës

Karantina në Shtëpinë e Pushimit në Durrës është gati për të strehuar personat e prekur me koronavirus sipas nevojës.

Këtë e konfirmoi shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive Silva Bino e cila deklaroi:

“Karantina është gati. Është në Durrës, do transportuohen atje njerëzit sipas nevojës.”

Zonja Bino tha se Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar rrugën që ka ndjekur pacienti zero, djali 28-vjeçar i prekur nga koronavirusi, dhe ka kontaktuar me të afërmit dhe personat me të cilët ai ka pasur kontakt që prej 26 shkurtit:

 “Kemi një rast të importuar, ky quhet pacienti zero, i cili ka hyrë në vendin tonë. E kemi të qartë rrugën që ka ndjekur dhe kontaktet që ka pasur. Kontakti më i ngushtë është i ati, edhe ai i infektuar. Vijojmë gjurmimin e kontakteve të dyta apo të treta të tij, që mund të jenë prekur.”

Deri tani 14 persona që kanë pasur kontakt me dy personat e infektuar po testohen nëse janë prekur apo jo me koronavirus.

Ministria do të informojë menjëherë qytetarët për rezultatet e testimeve.

Qeveria mori sot disa masa si ndalimin e fluturimeve e mbylljen e shkollave për përballimin e krizës së koronavirusit.

Më tepër mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>