Qeveria ka bllokuar dhe anulluar të gjitha tenderat, përveç tenderave të lidhura me mbulimin e nevojave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Vendimi u publikua në faqen zyrtare të Agjensisë Kombëtare të Prokurorimit Publik (APP).
Në vendim përcaktohet se të gjitha institucionet shtetërore të pezullojnë çdo tender në proces ose të ri përfshirë edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël.
“Të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia, deri në një njoftim të dytë”, shkruhet në vendimin e APP.