Qeveria britanike u akuzua për shkeljen e lirisë së medias gjatë izolimit për shkak të COVID-19.
Reporterë pa Kufij deklaruan se qeveria ishte përgjigjur në mënyrë “hakmarrëse” gjatë raportimit për publikun në lidhje me pandeminë. Ata raportuan zyrtarët e qeverisë nxitën fushata injoruese ndaj gazetave dhe kufizuan gazetarët të merrnin pjesë në konferencat për shtyp të qeverisë. Kjo, ushqeu një klimë armiqësore dhe mosbesimi në mediat britanike.
RSF kritikoi zyrtarët për përdorimin e shprehjeve si “akuza të rreme”, “gënjeshtra dhe gabime”, “artikull i pasaktë” dhe “mos besoni gjithçka që lexoni në gazeta”.
Në veçanti, media u sulmua pas disa lajmeve se këshilltar i kryeministrit Boris Johnsons, Dominic Cummings kishte thyer rregullat e karantinës. Ai u kap duke udhëtuar 260 milje nga Londra në Durham me familjen e tij ndërsa gruaja e tij vuante nga simptomat COVID-19. Cummings pranoi se ai kishte shkelur kufizimet.
Doëning Street, gjithsesi, lëshoi një deklaratë, ku i quante lajmet “akuza të rreme”
Ne jemi të alarmuar nga reagimi shfajësues i qeverisë së MB ndaj interest public duke quajtur lajmet si “të rremë” dhe që vijnë nga “gazeta të paguara”. Këto taktika si te Trampit shërbejnë vetëm për të nxitur armiqësinë dhe mosbesimin e publikut në media. Kjo prirje shqetësuese sigurisht që nuk është në përputhje me përkushtimin e deklaruar të qeverisë për të mbrojtur lirinë e mediave botërore – dhe duhet të ndalojë menjëherë para se klima e lirisë së shtypit në Mbretërinë e Bashkuar të përkeqësohet më tej “, tha drejtoresha e Zyrës së RSF në Mbretërinë e Bashkuar, Rebecca Vincent.