Qeveria censuron deklaratat kritike ndaj mësuesve të ish-ministres Kodheli

Nga Alice Taylor
Qeveria censuron deklaratat kritike ndaj mësuesve të ish-ministres Kodheli

Qeveria shqiptare u akuzua për censurimin e deklaratës kritike të ish ministres Mimi Kodheli.

Rasti i 15-vjeçares, e cila u përdhunua nga roja i shkollës u diskutua gjatë një takimi të deputetëve të Aleancës së Grave në Parlament. Kodheli bëri një numër komentesh në lidhje me rastin, duke nënkuptuar se mësuesit ishin fajtorë:

Dikur ne mësuesit i konsideronim si prindërit tanë të dytë, të ka marrë në telefon prindi, të paktën unë i takoj asaj gjenerate, dhe mësuesja merrte në telefon dhe thoshte se pse ka munguar fëmija.Por sot zysha tona e kanë mendjen për të bërë të tjera punë, nuk të del koha të jesh edhe zyshë të bësh ditarin tërë ditën, të lysh edhe flokët, sytë buzët, vetulla me funde e minifunde. Zysha tona kanë qenë të pamartuara dikur por sot smerret vesh se kush është bërë zyshë. Do ta marrim këtë situatë në dorë apo do flasim

Këto seanca duhet të jenë publike. Videoja u ngarkua në YouTube, por pasi ngjalli polemika mbi komentet e Kodheli, ajo u hoq, u redaktua, u censurua, dhe u ngarkua përsëri pa vërejtjet e saj.

Ju mund të shihni fjalën origjinale këtu dhe atë të publikuar në faqen e Kuvendit këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>