Qeveria Conte fiton votëbesimin në Dhomën e Përfaqësuesve

Nga Exit News
Qeveria Conte fiton votëbesimin në Dhomën e Përfaqësuesve

Kryeministri italian Giuseppe Conte fitoi një votëbesim të rëndësishëm në Dhomën e Përfaqësuesve të hënën, që e lejon të qëndrojë në pushtet pasi partia e Mateo Renzit u largua nga koalicioni i tij dhe hapi një krizë politike mes pandemisë së COVID-19.

Po të kishte humbur votëbesimin, Conte do të ishte detyruar të jepte dorëheqjen.

Pas apelit të tij ndaj opozitës qeveria e Conte fitoi votën e dhomës së ulët me 321 me 259.

Marzhi ishte më i gjerë se sa pritej dhe i dha qeverisë një shumicë absolute në dhomën me 629 vende.

Conte do të përballet me një provë më të vështirë të martën në Senat, ku qeveria kishte një shumicë delikate edhe kur Italia Viva ishte ende pjesë e koalicionit.

Në përpjekje për të joshur ligjvënësit e qendrës dhe liberalët, Conte premtoi të ndryshojë axhendën e tij të politikës, duke thënë se ai donte të modernizonte Italinë dhe të shpejtonte zbatimin e një plani rimëkëmbjeje për ekonominë e goditur nga recesioni.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>