Qeveria Rama ka miratuar në fshehtësi projektligjin e teatrit dhe e më pas ka depozituar dje në Kuvend. Kjo do të thotë se projektligji ka marrë miratimin e të gjithë ministrive të linjës dhe miratimin e qeverisë. Tani projektligji do të diskutohen në Komisionin e Kulturës dhe Medias.
Me këtë vendim, qeveria i jep fund çdo tentative të artistëve dhe qytetarëve për të ndryshuar projekligjin i cili parashikon shembjen e godinës së Teatrit dhe ndërtimin në të të kullave të larta, ku katet e para do të shfrytëzohen si teatër, dhe pjesa tjetër si qender tregatare dhe ambjente banimi.
Në mungesë të plotë transparence, as teksti i plotë i projektligjit dhe as relacioni shoqërues nuk janë publikuar në faqen e parlamentit.
Projektligji, i propozuar nga Ministria e Kulturës më 8 qershor nën titullin “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negocim dhe Lidhjen e Kontratës me Objekti “Projektimin dhe Realizimin e Projektit Urban dhe Goditës së re të Teatrit Kombëtar” parashikon ngritjen e një komisioni , kryesuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, roli i vetëm i të cilit është të negociojë brenda 30 ditëve një kontratë me kompaninë Fusha:
Neni 5 (1). Komisioni i negocimit të kontratës vlerëson dhe negocion me partnerin privat shoqërinë “Fusha shpk”, propozimin e paraqitur prej tyre dhe harton projektkontratën finale të negociuar nga palët, shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda një afati kohor prej 30 ditësh nga data e ngritjes së komisionit.
Në të njëjtën kohë, komisioni negociator do të marrë kontrollin e plotë mbi pronën publike në të cilën Fusha do të ndërtojë Teatrin Kombëtar dhe qendrën tregtare multifunksionale, e paracaktuar për tu bërë prona më e shtrenjtë në Tiranë. Në të njëjtën kohë, Fusha do të diktojë çdo term dhe kusht të kontratës:
Neni 7 (1). Kontrata midis Shtetit Shqiptar dhe partnerit privat reflekton termat e referencës së propozimit të paraqitur nga shoqëria “Fusha shpk” sipas këtij ligji, të cilat janë vlerësuar nga Komisioni Negociator dhe janë pjesë e pandashme e kontratës.
Duhet të theksohet gjithashtu se ligji i veçantë i heq kompetencën ligjore Këshillit Bashkiak të Tiranës për të miratuar ose refuzuar shpronësimin e tokës publike që zotëron. Arsyeja është e qartë: Partia Socialiste nuk ka shumicën e këshilltarëve në Këshillin Bashkiak. Sipas Nenit 8, do të jetë Këshilli i Ministrave që zyrtarisht do të miratojë kontratën përfundimtare.
Me këtë projektligj të ri, qeveria Rama po kalon pikërisht këtë prag: ajo ka përfshirë një kompani të veçantë, Fusha shpk, në legjislacionin shqiptar. Dhe pothuajse është e sigurt se ky ligj do të miratohet në Parlament, ku Rama ka shumicën absolute.