Qeveria ka miratuar ligjin e ri të Teatrit dhe e ka dërguar në Kuvend

Qeveria ka miratuar ligjin e ri të Teatrit dhe e ka dërguar në Kuvend

Qeveria Rama ka miratuar në fshehtësi projektligjin e teatrit dhe e më pas ka depozituar dje në Kuvend. Kjo do të thotë se projektligji ka marrë miratimin e të gjithë ministrive të linjës dhe miratimin e qeverisë. Tani projektligji do të diskutohen në Komisionin e Kulturës dhe Medias.

Me këtë vendim, qeveria i jep fund çdo tentative të artistëve dhe qytetarëve për të ndryshuar projekligjin i cili parashikon shembjen e godinës së Teatrit dhe ndërtimin në të të kullave të larta, ku katet e para do të shfrytëzohen si teatër, dhe pjesa tjetër si qender tregatare dhe ambjente banimi.

Në mungesë të plotë transparence, as teksti i plotë i projektligjit dhe as relacioni shoqërues nuk janë publikuar në faqen e parlamentit.

Projektligji, i propozuar nga Ministria e Kulturës më 8 qershor nën titullin “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negocim dhe Lidhjen e Kontratës me Objekti “Projektimin dhe Realizimin e Projektit Urban dhe Goditës së re të Teatrit Kombëtar” parashikon ngritjen e një komisioni , kryesuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, roli i vetëm i të cilit është të negociojë brenda 30 ditëve një kontratë me kompaninë Fusha:

Neni 5 (1). Komisioni i negocimit të kontratës vlerëson dhe negocion me partnerin privat shoqërinë “Fusha shpk”, propozimin e paraqitur prej tyre dhe harton projektkontratën finale të negociuar nga palët, shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda një afati kohor prej 30 ditësh nga data e ngritjes së komisionit.

Në të njëjtën kohë, komisioni negociator do të marrë kontrollin e plotë mbi pronën publike në të cilën Fusha do të ndërtojë Teatrin Kombëtar dhe qendrën tregtare multifunksionale, e paracaktuar për tu bërë prona më e shtrenjtë në Tiranë. Në të njëjtën kohë, Fusha do të diktojë çdo term dhe kusht të kontratës:

Neni 7 (1). Kontrata midis Shtetit Shqiptar dhe partnerit privat reflekton termat e referencës së propozimit të paraqitur nga shoqëria “Fusha shpk” sipas këtij ligji, të cilat janë vlerësuar nga Komisioni Negociator dhe janë pjesë e pandashme e kontratës.

Duhet të theksohet gjithashtu se ligji i veçantë i heq kompetencën ligjore Këshillit Bashkiak të Tiranës për të miratuar ose refuzuar shpronësimin e tokës publike që zotëron. Arsyeja është e qartë: Partia Socialiste nuk ka shumicën e këshilltarëve në Këshillin Bashkiak. Sipas Nenit 8, do të jetë Këshilli i Ministrave që zyrtarisht do të miratojë kontratën përfundimtare.

Me këtë projektligj të ri, qeveria Rama po kalon pikërisht këtë prag: ajo ka përfshirë një kompani të veçantë, Fusha shpk, në legjislacionin shqiptar. Dhe pothuajse është e sigurt se ky ligj do të miratohet në Parlament, ku Rama ka  shumicën absolute.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>