Qeveria, deri më tani kemi strehuar 12 mijë persona

Qeveria, deri më tani kemi strehuar 12 mijë persona

“12 mijë persona janë strehuar në hotele, çadra, qendra sociale. Nga këto 4 mijë qytetarë janë në hotele, 254 qytetarë në palestra, 6, 5 mijë qytetarë në çadra, 395 qytetarë në qendra sociale, 769 qytetarë në Kosovë dhe 436 qytetarë në vende të tjera”. Këto të dhëna u paraqiten nga Ministri Fuqiplotë Bledi Cuci, gjatë mbledhjes së qeverisë sot në mëngjes. Sipas dëmeve të verifikuara deri më tani, Ministri Cuci tha se:

Në qarqet e prekura janë dëmtuar 26 shkolla, ndër to 15 shkolla në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë.

Nga 656 ndërtesa të kontrolluara në Durrës, 242 ndërtesa janë të pabanueshme, 27 ndërtesa do të prishen. Ndërsa në qarkun Tiranë janë evidentuar 525 pallate të dëmtuara, 3921 banesa dhe 146 biznese.

Në Lezhë janë evidentuar 400 banesa të dëmtuara, 138 me dëme të mesme, 53 pallate të dëmtuara rëndë, 13 institucione me dëme të rënda dhe 3 të mesme.

Ministri tha se deri më tani “janë shembur 20 ndërtesa, 8 në Thumanë dhe 12 në Durrës. Shembja e tyre është kryer sipas procedurave dhe pasi është “fiksuar vendi i ngjarjes dhe janë marrë provat”.

Ndërsa, Zëvendës Kryeministri Erion Brace tha se “askush nga ndërtuesit në Tiranë nuk ka marrë përgjegjësi”, për ndërtesat e dëmtuara.

“Këtu në Tiranë unë kam marrë një seri shqetësimesh, që lidhen me me garazhe, ku janë sharruar kolona. Janë raste sporadike, por ne duhet t’u përgjigjemi së bashku me ata që janë përgjegjës, pra me ndërtuesit”-tha Brace.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>