Qeveria diskutime me Greqinë e Malin e Zi për punonjësit sezonalë

Nga Exit News
Qeveria diskutime me Greqinë e Malin e Zi për punonjësit sezonalë

Qeveria mund të lejojë shqiptarët që punojnë në Mal të Zi e Greqi të dalin nga vendi dhe të vazhdojnë punën.

Duke folur në emisionon Opinion, mbrëmjen e 16 prillit, Kryeministri Rama tha se ka pasur kërkesë nga konfederata e agro-përpunuesve në GReqi për të lejuar shqiptarët që punojnë atje, të dalin nga vendi.

I njëjti problem po diskutohet dhe me Malin e Zi ku mijëra shqiptarë nga qytetet veriore shkojnë të punojnë.

“Ne jemi duke diskutuar me palën greke, kemi pasur një kërkesë nga konfederata e agro-përpunuesve që kanë shprehur këtë shqetësim dhe ne jemi duke diskutuar për të hapur rrugën për të shkuar në Greqi dhe nuk kemi asnjë problem që të bëjmë edhe për ata që janë punonjës sezonalë në Malin e Zi,” u shpreh kryeministri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>