Qeveria do blejë apartamentet e pashitura nga ndërtuesit, tokë publike për ndërtime të reja

Qeveria do blejë apartamentet e pashitura nga ndërtuesit, tokë publike për ndërtime të reja

Qeveria do të blejë apartamente të pashitura nga ndërtuesit, për strehmin e një pjese të banorëve që kanë mbetur pa strehë nga tërmeti i 21 nëntorit. Procedura e blerjes nuk është bërë publike, ndaj është e paqaratë nëse blerja do të kryhet me procedurë konkurese, ankand apo tender, apo me negocim direkt.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kryeministri Rama foli për thirrje publike pa dhënë hollësi me përjashtim të faktit që nga blerja do të përfshijë çdo ndërtues që ka stok të pashitur:

“Po përgatitet edhe thirrja për blerjen e apartamenteve, çështje e pak ditëve. Është e rëndësishme të bëjmë një thirrje për të gjithë ata që kanë stok.”

Duket se procesi do të zhvillohet me shpejtësi, pasi Kryeministri deklaroi se faza e parë e blerjeve do të përfundojë më 15 dhjetor, pra rreth një jave nga tani:

“Brenda 15 dhjetorit të gjitha familjet që humbën njerëz të dashur të familjes nga tërmeti [..] do të transferohen nëpër shtëpi”.

Duke qenë se thirrja publike nuk ka dalë ende, kjo do të thotë se qeveria tashmë e ka të qartë se sa apartamente do të blejë dhe kushtet e blerjes, pasi është e vështirë të besohet se brenda 4-5 ditëve ajo do të bëjë pritjen e ofertave dhe vlerësimin e tyre.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se familjet të cilat po strehohen në hotele dhe nuk duan apartament nga qeveria, do të marrin lekë në dorë.

Familjet e mbetura pa pastrehë nga tërmeti mund të mos strehoen më në të njëjtin vend, por në vendbanime të tjera. Kjo mundësi duket se do të ndodhë me banorët e Thumanës, të cilët mund të zhvendosen në qytete të tjera përfshi Tiranën:

Asnjë nga ata që kanë pasur shtëpitë në pallatet e shembura nuk do që të shkojë atje. S’kemi ça të ndërtojmë atje, dhe ata që kanë humbur dhe ata që s’kanë humbur njerëz”.

Kryeministri la të nënkuptohet, në mbledhjen e qeverisë, se numri total i banesave që do të shemben mund të arrijë afër 150, duke: “janë shembur 33 objekte dhe 5 janë në proces. 105 objekte janë të futura në zonën e rrezikut.”

Qeveria do ofrojë toka publike për të ndërtuar ndërtesa të reja banimi, por skema e financimit dhe ndërtimit të tyre është ende e paqartë. Ajo po përgatit një ligj të posacëm për rindërtimin që duket se do të miratohet brenda fundit të vitit.

Për të lehtësuar gjithë procesin, duket se qeveria mund të shtyjë periudhën e emergjencës së fatkeqësisë natyrore për tre qarqet, Tiranë, Durrës Lezhë dhe do të miratojë një ligj të veçantë për rindërtimin e banesave të humbura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>