Qeveria do identifikojë adoleshentët në protesta për t’i trajtuar psikologjikisht

Nga Exit News
Qeveria do identifikojë adoleshentët në protesta për t’i trajtuar psikologjikisht

Ministrja e Arsimit  do të identifikojë nëpër shkolla, fëmijët që po marrin pjesë në protesta. Sipas ministres ata do të marrin trajtim psikologjik. Ajo tha të dielën se qeveria do të interesohet të sigurojë emrat e tyre.

Unë si ministre kam një shqetësim shumë të madh për këta fëmijë, kur të mbarojë gjithçka do të interesohemi që të kemi emrat, t’i identifikojmë se një pjesë janë të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazistë. Kjo që ka ndodhur është e rëndë edhe për zhvillimin e tyre”, ka deklaruar ministrja Evis Kushi për ABC.

Ministrja Kushi përdori të njëjtën retorikë si kryeministri Rama, i cili krahasoi protestuesit e mitur me organizatën terroriste të Boko Haram. Kushi po ashtu ka deklaruar se fëmijët po përdoren politikisht nga opozita.

Ministrja e Arsimit ka dekalruar se personat nën 18 vjeç duhet të marrin pjesë në protestë të shoqëruar nga prindërit, sipas ligjit. 

“Po t’i referohemi ligjit fëmijët nuk duhet të dalin në protestë të pa shoqëruar nga prindërit, që nuk duhet të lejojnë të përdoren për qëllime politik”, ka thënë ajo.

Por sipas ligjit Nr.8773 “për Tubimet”, nuk citohet diçka e tillë.

Sipas Avokatit të Popullit janë ndaluar rreth 117 të mitur në protesta dhe nga pamjet e mediave ndalimi i tyre ka qenë i dhunshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>