
Qeveria ka vendosur rikthimin në vend të shqiptarëve që kanë mbetur jashtë, pa pagesë, nëpërmjet kompanisë Air Albania.
Lajmin e dha kryeministri Rama i cili njoftoi se fluturimet do të nisin të hënën.
“Ata që kanë mbetur rrugëve jashtë shtetit do nisim të hënën fluturimet për t’i sjellë në atdhe. Nesër nxjerrim kalendarin e misionit të riatdhesimit dhe pikat ku do bëhet imbarkimi”, sqaroi kryeministri.
Ai tha se shpenzimet e fluturimeve do të mbulohen nga kompania Air Albania.
Sipas kryeministrit janë:
– 650 shqiptarë që duan të kthehen nga Italia,
– 114 nga Britania e Madhe,
– 341 në Kroaci,
– 77 në Zvicër,
– 35 në Gjermani,
– 37 në Francë,
– 21 në Suedi,
– 45 në Greqi,
– 19 në Austri.