Qeveria do të ngrejë një rrjet ‘spiunësh’ në institucionet e vendit

Nga Exit News
Qeveria do të ngrejë një rrjet ‘spiunësh’ në institucionet e vendit

Në spitale dhe në të gjitha institucionet e shërbimit do të vendosen persona të cilët do të ‘spiunojnë’ veprimet korruptive.

“Ne jemi në proces të ndërtimit të një rrjeti antikorrupsion në të gjithë sistemin tonë publik. Kjo është arsyeja që edhe në spitale do të shtrijmë deri në fund, si në të gjitha institucionet, rrjetin e individëve që do të jenë aty vetëm për këtë punë, për të ndarë dhe për të kontribuar në ndarjen e të njomit nga i thati”, u shpreh Kryeministri Rama në një takim për inagurimin e ndërtimit të maternitetit të ri ‘Mbretëresha Geraldinë’.

Ai u shpreh se vetëm përmes këtij rrjeti mund të luftohet korrupsioni dhe do ët rriten të ardhurat e vendit:

“Nuk ka luftë kundër korrupsionit nëse ajo nuk zhvillohet brenda shtetit. Vetëm kështu do të rriten të ardhurat, besimi, dinjiteti dhe respekti. Shqipëria do të ngjitet në majë. Shteti do të bëhet aleati i domosdoshëm i qytetarëve”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme