Punonjësit e biznesit të vogël do të përfitojnë pagesën e rrogës minimale. Pagesat do të kryhen në fillim të prillit. Kështu deklaroi ministri i Rindërtimit dhe i Koronavirusit Ahmetaj, në mbledhjen me Kryeministrin Rama.
Zoti Ahmetaj tha se vendimi i qeverisë për mënyrën se si do të kryhet kjo pagesë do të publikohet, të mërkurën, në mbremje.
Kryeministri Rama u zotua pasditen e së martës se do të vinte në dispozicion një fond prej 1,57 miliardë lekësh (rreth 12,7 milionë euro) për të paguar 60,440 punonjës të biznesit të vogël.
Nga shifrat nënkuptohet se qeveria do të marrë përsipër pagën minimale prej rreth 26 mijë lekësh. Për shkak të epidemisë së koronavirusit biznesi i vogël ka mbyllur aktivitetin duke krijuar vështirësi ekonomike.
Në Shqipëri deri më sot janë janë diagnostikuar 146 persona të infektuar me koronavirus, prej së cilave 5 kanë vdekur dhe 17 janë riaftësuar.