Qeveria do të paguajë gjobat e emigrantëve në Greqi

Nga Exit News
Qeveria do të paguajë gjobat e emigrantëve në Greqi

Qeveria shqiptare do të paguajë të gjithë gjobat vënë nga shteti grek shtetasve shqiptarë që kanë kaluar afatin 90-ditor të qëndrimit në Greqi për shkak të Covid-19.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, të premten, gjatë një vizite në SPAK për 1 vjetorin e misionit të Frontexit, tha se qeveria po negocion me Greqinë për të falur gjobat. Por në rast se shteti grek nuk pranon t’i falë, atëherë do të paguhen nga shteti shqiptar.

Lleshaj tha se Shqipëria nuk do të  gjobisë asnjë të huaj të mbetur në Shqipëri dhe që ka tejkaluar afatet e qëndriit:

“Vetë ne si qeveri shqiptare kemi vendosur që të huajt që janë në Shqipëri dhe janë në tejkalim të afateve të mos i penalizojmë.

Shpresojmë që edhe qeveria greke do ta bëjë të njëjtën gjë.

Mesa jam i informuar kjo gjë do të ndodhë. Por kryeministri ka premtuar publikisht që gjithsesi qeveria shqiptare edhe në rast se qeveria greke nuk do të gjejë mundësi për ta adresuar këtë problem, qeveria shqiptare do të marrë përsipër kostot e të gjithë penaliteteve që janë adresuar ndaj qytetarëve Shqiptarë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>