Qeveria do të paguajë për trajtimin e mbetjeve të bashkive të Qarkut të Durrësit

Nga Exit News
Qeveria do të paguajë për trajtimin e mbetjeve të bashkive të Qarkut të Durrësit

Qeveria do të paguajë kostot shtesë për trajtimin e mbetjeve të bashkive të Qarkut Durrës.

Përmes një vendimi, Këshilli i Ministrave i ka kërkuar bashkive të Qarkut të Durrësit të gjejnë sa më shpejtë një zgjidhje për trajtimin e mbetjeve urbane dhe ka marrë përsipër të financojë kostot nëse ato do të jenë të papërballueshme për buxhetin e bashkisë.

“nëse efektet financiare të zgjidhjes janë të pamjaftueshme për t’u përballuar nga buxheti i bashkisë përkatëse të Qarkut të Durrësit, bashkia i drejtohet ministrisë përgjegjëse për financat, me qëllim mbulimin e diferencës së efekteve financiare të kërkuara”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Vendimi vjen pasi Këshillat Bashkiakë të Kavajës dhe Durrësit i kanë kërkuar qeverisë të financojë depozitimin e tyre në landfilldin e Sharrës.

Kosto e depozitimit të mbetjeve nuk janë bërë publike nga asnjëra prej bashkive.

Gazetari Besar Likmeta citon për BIRN një studim të AKUM sipas të cilit për depozitimin e mbetjeve në Sharrë, bashkia e Durrësit duhet të paguaj një tarifë rreth 40 euro për ton mbetje në 20 vitet e ardhshme, ndërkohë që duhet të ndërtojë gjithashtu një stacion transferimi në vlerë 5.5 milionë euro.

Aktualisht në landfilldin e Sharrës depozitohen mbetjet e Tiranës të cilat digjen në inceneratorin e kompanisë “Integrated Energy” me kosto 29 euro për ton.

Si u mbuluan qytetet me mbetje?

Qytetet e Durrësit dhe të Kavajës u mbuluan nga mbetjet në muajin e fundit.

Kjo situatë u krijua pasi:

Bashkia Durrës nuk pranoi të depozitojë mbetjet në Sharrë, me tarifën e vendosur nga koncesionari.

Bashkia Kavajë nuk kishte një marëveshje me landfillin e Sharrës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>