Qeveria e Iranit ka zhvilluar zgjedhje të përgjithshme një-partiake, pasi vendosi të mos pranonte kandidatët opozitare dhe kundërshtarë të regjimit.
Zgjedhjet u zhvilluan të premten më 21 shkurt dhe sipas qeverisë, pjesëmarrja e votuesve është 42,57 për qind.
Kjo është hera e parë për Iranin që pjesëmarrja në votim është më e ulët se 50 për qind që nga Revolucioni Iranian në vitin 1979.
Ministri i brendshëm i Iranit deklaroi se niveli i pjesëmarrjes në votime është i ulët për shkak të frikës së qytetarëve nga përhapja e koronavirusit.
Por media ndërkombëtare raportoi se pjesëmarrja ishte e ulët për shkak të pakënaqësisë së qytetarëve ndaj regjimit. Për këtë arsye, ata shkruajnë se qeveria e Iranit arriti të humbasë dhe në zgjedhjet ku mori pjesë vetëm vetë.
Zgjedhjet e 21 shkurtit janë zgjedhjet e para që Irani zhvillon pas përplasjeve me SHBA-të. Pritej që tensionet me SHBA-të të kishin forcuar më shumë mbështetjen ndaj qeverisë iraniane, por pjesëmarrja e ulët në zgjedhje tregoi të kundërtën.