Qeveria e Kosovës pagoi një firmë franceze për të lobuar shkëmbimin e territoreve

Nga Exit News
Qeveria e Kosovës pagoi një firmë franceze për të lobuar shkëmbimin e territoreve

Një hetim i BIRN zbuloi se, në vitin 2019, Ministria për Integrimin Evropian në Kosovë pagoi një firmë franceze  për të promovuar shkëmbimin e territorit si një zgjidhje legjitime për dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së pari ngriti mundësinë e shkëmbimit të territorit si një zgjidhje për dialogun Kosovë-Serbi në vitin 2018. Kryeministri i atëhershëm i koalicionit PANA, Ramush Haradinaj kundërshtoi me forcë nocionin duke thënë “kjo është arsyeja pse ndodhin tragjeditë”.

Sidoqoftë, një Ministri e drejtuar nga PDK në qeverinë e Haradinaj duket se ka qenë duke financuar një fushatë lobuese për nxitur  idenë e një shkëmbimi territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, një mundësi e pëlqyer në skenën politike të BE-së.

Majorelle PR & Events morën €168,000 nga taksapaguesit përmes një kontrate të nënshkruar dhe negociuar nga Ministrja e Integrimit të PDK-së, Dhurata Hoxha, në qeverinë e koalicionit PANA. Hoxha është një ish këshilltare e Thaçit, ndërsa PDK u themelua nga Thaçi dhe u drejtua prej tij deri në vitin 2016, kur ai u bë President.

Një raport i firmës dërguar ambasadorit të Kosovës në Francë tregon se çështja e ndryshimeve territoriale shihet si “tabu” në arenën politike franceze, por vëren se mbështetja e SHBA për një ndryshim të kufijve ka bërë që BE të shohë “pozicionin e Kosovës, duke treguar sesi modifikimi i territorit mund […] të jetë një mënyrë për rifillimin e dialogut ”në mënyrë më të favorshme.

Hoxha pohoi për BIRN se firma ishte paguar për të lobuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe tha se ajo nuk ishte në dijeni të pretendimit “shqetësues” që Majorelle po promovonte shkëmbimin e territorit. Ajo shtoi se kurrë nuk kishte parë raportet e dërguara nga Majorelle, dhe pretendoi se nuk njihte mbikqyrësin e kontratës.

Sidoqoftë, dokumentet e zbuluara nga BIRN, tregojnë se Hoxha ishte investuar veçanërisht për nënshkrimin e një kontrate me Majorelle. Kontrata u negociua drejtpërdrejt me firmën, duke anashkaluar procedurat e zakonshme të prokurimit publik të përcaktuara me ligj. Kur Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë Demush Shasha tregoi shumë për Hoxhën, ajo këmbënguli që “rrethanat janë të jashtëzakonshme”.

Kontrata ishte e dyshimtë, dhe pa dashur nënshkruante, Shasha dha dorëheqjen. Zëvendësimi i tij, Kushtrim Cukaj, i lidhur me një ish-ministër të Drejtësisë të PDK-së dhe partner biznesi i vërtetuar i liderit të PDK-së Kadri Veseli, u pushua nga një komision disiplinor në maj të vitit 2020 për, ndër të tjera, mungesë kontrolli në lidhje me kontratat e nënshkruara nga ministria e Hoxhës .

Kreu i PDK-së Kadri Veseli, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe Majorelle PR & Events nuk janë përgjigjur  kërkesave të BIRN për koment.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>