Qeveria e re e Kosovës drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje u zotuan se do të kërkojë drejtësi nga Serbia për gjenocidin e kryer gjatë Luftës së Kosovës.
Ata thanë se do ta dërgojnë cështjen në gjykatë ndërkombëtare. Udhëheqësit e ri u zotuan se do të krkojnë drejtësi për mijëra të vrarë gjatë luftës ‘98 -’99 nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviç.
Të Shtunën në 22 vjetorin e tre masakrave serbe kundër shqiptarëve në fshatrat Suhareka, Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël, udhëheqësit e vendit bënë homazhe për viktimat. Ata theksuan premtimin e tyre gjatë zgjedhjeve për të paditur Serbinë në një gjykatë ndërkombëtare mbi atë që ata e konsiderojnë gjenocid ndaj popullit të tyre.
“Qeveria e re e Kryeministrit Albin Kurti ka premtuar që së pari të ngrejë një padi mbi gjenocidin e shtetit serb; kjo duhet të ndodhë së pari, atëherë ne duhet të jemi të përgatitur të kërkojmë të drejtat tona gjatë secilës fazë, duke filluar nga dialogu me Serbinë dhe në të gjitha fazat e tjera të ndërtimit të shtetit, “u tha gazetarëve të shtunën Presidenti i Përkohshëm dhe Kryetari i Asamblesë Glauk Konjufca.
Kryeministri Albin Kurti gjithashtu premtoi të jepte përparësi çështjes së krimeve serbe në Kosovë dhe fatin e mbi 1,600 personave të zhdukur.
“Ky është një shembull i gjenocidit të Serbisë kundër Kosovës, kur ajo ushtroi terror ndaj nesh në mënyrë që të na bëjë të iknim nga toka jonë,” tha Kurti nga varrezat përkujtimore të Krusha e Madhe.
Deputetja Vjosa Osmani, kandidatja kryesore për presidente, tha se ata kurrë nuk do të pushojnë së kërkuari drejtësi për mizoritë që Serbia bëri në Kosovë – “vrasjen e fëmijëve, grave, njerëzve të pafajshëm,” fajtorë “thjesht se ishin shqiptarë” – të cilin ajo e klasifikoi si gjenocid .
Forcat serbe vranë të paktën 241 civilë shqiptarë në tre masakrat e përkujtuara këtë fundjavë (25-28 maj, 1999). Në Krushën e Madhe dhe Krushën e Vogel ata vranë burra të moshës 13-72 vjeç dhe dogjën gati 900 shtëpi. Në Suharekë, anëtarët e familjes Berisha u morën në një ndërtesë, u hodhën granata kundër tyre dhe u vranë me automatik – 48 vdiqën, 3 arritën të dilnin të gjallë dhe të tregonin historinë.