Alain Fischer kreu i këshillit orientues të strategjisë së vaksinave të Francës, tha të enjten se gjetjet e fundit sugjerojnë se vaksina Oxford / AstraZeneca COVID-19 “është efikase tek njerëzit e moshës mbi 65 vjeç” dhe tha se autoriteti shëndetësor i vendit do të shqyrtojë përsëri rekomandimet e tij.
“Nëse këto rezultate konfirmohen, është një lajm i shkëlqyeshëm sepse mund të sugjerojë që vaksina mund të propozohet dhe rekomandohet për njerëzit e moshës midis 65 dhe 74,” shtoi ai.
Vendet në të gjithë BE-në fillimisht e kishin kufizuar vaksinën në grupmoshat më të reja për shkak të shqetësimeve mbi mungesën e të dhënave që vërtetojnë efikasitetin e saj në grupet e vjetra. Franca deri më tani ka rekomanduar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca për ata të moshës më të re se 65 vjeç.
Në fund të janarit presidenti Emmanuel Macron iu referua vaksinës si “pothuajse joefektive” për njerëzit e moshuar, dhe u kritikua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Duke cituar një studim ende të pabotuar nga Skocia, Fischer tha se “shkalla e mbrojtjes nga vaksina AstraZeneca ishte e barabartë me atë të Pfizer”.
I njëjti studim ka shtyrë qeverinë austriake të rimendojë qëndrimin e saj rreth kufizimit të vaksinës në grupmoshat më të reja.
Në konferencën për shtyp të qeverisë të enjten, Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran gjithashtu njoftoi se vaksinimi do të bëhej i disponueshëm për njerëzit e moshës 65-75 “deri në fund të Prillit, çfarëdo që të ndodhë”.