Qeveria franceze hap derën për vaksinën AstraZeneca për të moshuarit

Nga Exit News
Qeveria franceze hap derën për vaksinën AstraZeneca për të moshuarit

Alain Fischer kreu i këshillit orientues të strategjisë së vaksinave të Francës, tha të enjten se gjetjet e fundit sugjerojnë se vaksina Oxford / AstraZeneca COVID-19  “është efikase tek njerëzit e moshës mbi 65 vjeç” dhe tha se autoriteti shëndetësor i vendit do të shqyrtojë përsëri rekomandimet e tij.

“Nëse këto rezultate konfirmohen, është një lajm i shkëlqyeshëm sepse mund të sugjerojë që vaksina mund të propozohet dhe rekomandohet për njerëzit e moshës midis 65 dhe 74,” shtoi ai.

Vendet në të gjithë BE-në fillimisht e kishin kufizuar vaksinën në grupmoshat më të reja për shkak të shqetësimeve mbi mungesën e të dhënave që vërtetojnë efikasitetin e saj në grupet e vjetra. Franca deri më tani ka rekomanduar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca për ata të moshës më të re se 65 vjeç.

Në fund të janarit presidenti Emmanuel Macron iu referua vaksinës si  “pothuajse joefektive” për njerëzit e moshuar, dhe u kritikua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Duke cituar një studim ende të pabotuar nga Skocia, Fischer tha se “shkalla e mbrojtjes nga vaksina AstraZeneca ishte e barabartë me atë të Pfizer”.

I njëjti studim ka shtyrë qeverinë austriake të rimendojë qëndrimin e saj rreth kufizimit të vaksinës në grupmoshat më të reja.

Në konferencën për shtyp të qeverisë të enjten, Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran gjithashtu njoftoi se vaksinimi do të bëhej i disponueshëm për njerëzit e moshës 65-75 “deri në fund të Prillit, çfarëdo që të ndodhë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>