Qeveria gati amnistinë fiskale për paratë dhe pasuritë e padeklaruara

Nga Exit News
Qeveria gati amnistinë fiskale për paratë dhe pasuritë e padeklaruara

Ministria e Financave ka përfunduar draftligjin për amnistinë fiskale, me qëllim formalizimin e parave dhe të pasurive tjera të shqiptarëve, pa detyrime fiskale dhe pa përgjegjësi penale.

Draftligji pritet të votohet në javët e ardhshme në kuvend.

Nga amnistia përfitojnë:

— Të gjithë nënshtetasit shqiptarë që kanë të ardhura dhe pasuri të padeklaruara.

— Të gjitha kompanitë shqiptare që  kanë të ardhura dhe pasuri të padeklaruara.

— Të gjithë emigrantët shqiptarë që i kanë krijuar kursimet dhe pasurinë në emigrim.

Amnistia përfshin dy kategori pasurish: paratë dhe pasuri të tjera të paluajshtshme, makina etj.

Për deklarimin e parave do të ndiqet kjo procedurë:

-Vetëdeklarimi i parave të padeklaruara;

-verifikimi i parave nga një njësi e posaçme e ngritur nga institucionet shtetërore.

-depozitimi i parave në bankë.

Për deklarimin e pasurive të tjera do të ndiqet një procedurë e ngjashme, e cila do të saktësohet më mirë në udhëzimet e ministrisë së financave pas miratimit të ligjit. Deklarimi i pronave të paluajtëshme do të përfshijë dhe regjistrimin e tyre në hipotekë.

Amnistia parashikohet të zgjasë një vit dhe të ketë tre faza 4-mujorëshe:

— Në katër mujorin e parë, detyrimi ndaj shtetit për të deklaruar paratë dhe pasuritë do të jetë 5 për qind e shumës dhe vlerë së pronave;

— Në katër mujorin e dytë do të jetë 7 për qind;

— Në katër mujorin e tretë, do të jetë 10 për qind.

LEXO  Qeveria harton paketën e amnistisë fiskale: kush mund të përfitojë?

Qeveria garanton se përfituesit nuk do të ndiqen penalisht për mosdeklarimin më parë të të ardhurave dhe mos pagimin e tatimeve.

Nga amnistia përjashtohen:

— Të gjthë ata që janë dënuar për aktivitete të caktuara kriminale dhe familjet e tyre;

— Funksionarët e lartë të shtetit, që nga presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët, prefektët, magjistratët apo edhe drejtues të policisë;

— Ata që cilët tre viteve të fundit kanë qenë mbajtës të detyrave apo funksioneve të larta.

Lajme te ngjashme