Qeveria greke kundër Sheshit Skenderbej: Ushqen nacionalizmin

Qeveria greke kundër Sheshit Skenderbej: Ushqen nacionalizmin

Sipas medias greke Ekathimerini, Ministria e Jashtme greke dënon përfshirjen e gurëve nga territoret shqiptare të Çamërisë në Sheshin Skënderbej.

Ministria greke e denoncoi vendosjen e gurëve si “veprim që ushqen nacionalizmin”:

“Ne e dënojmë vendosjen, në sheshin qendror të rindërtuar të Tiranës, të gurëve nga rajone të ndryshme të Ballkanit, përfshirë edhe nga rajoni grek i Filiates (një prej tre komunave të Çamërisë).

Këto gurë, ku shkruhen dhe rajonet e tyre të origjinës, përbëjnë një vepër që simbolizon “unitetin e territoreve shqiptare” dhe është qartë një veprim shtetëror që kultivon nacionalizmin.”

Sipas qeverisë greke, projekti i hartuar nga Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është dëshmi e idesë së “Shqipërisë së Madhe” dhe do të jetë një “pengesë guri” për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në BE:

“Edhe sot, për fat të keq, mendimet e rrezikshme dhe të vjetëruara të shekullit të kaluar po dëmtojnë përparimin dhe begatinë e rajonit, duke krijuar një pengesë guri për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>