Qeveria hap garën për dhënien e licencave për kazino

Nga Exit News
Qeveria hap garën për dhënien e licencave për kazino

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka hapur garën për dhënien e licencave për kazinotë.

Gara është çelur përmes një postimi në faqen zyrtare të autoritetit, vetëm pak javë pas vendimit të qeverisë për të lejuar rihapjen e tyre.

Vendimi i qeverisë përcakton se kazinotë do të lejohen të hapen vetëm në një zonë të ngushtë që përfshin Sheshi Skënderbej, sheshin pas Pallatit të Kulturës, Parkun Rinia dhe zonën pranë Sahatit, zonën pas Teatrit Kombëtar pëfshi Qendrën Toptani

Zona e përcaktuar në vendim me rrugët kufizues: Rruga Barrikadave, Rruga Urani Pano, Rruga Dedë Gjon Luli, Rruga Ibrahim Rrugova, Bulevardi Zhan D’Ark, Rruga Xhorxh Ë. Bush.

Në këtë zonë përfshihen dy hotele ekzistuese, Tirana International dhe Plazza, si dhe qendra Tajvan.

Në këtë zonë përfshihen edhe ndërtimet e reja që po zhvillohen në këtë zonë, si ndërtesa pas Hotel Dajtit “Met Building”; kulla Skënderbej në krah të Hotel Tiranës; kulla 25-katëshe Book Building, menjëherë pas Kullës së Sahatit dhe ndërtesës së Bashkisë; dhe të gjitha kullat e planifikuara për ndërtim në zonën pas ish-Teatrit Kombëtar.

Qeveria ka miratuar edhe kriteret për licensimin e kompanive për hapjen e kazinove në këto ndërtesa. Sipas vendim të miratuar nga qeveria, kompania duhet të jetë shoqëri aksionere, me eksperiencë në fushën e lojrave të fatit dhe me kapital prej 1, 2 miliardë lekë.

Pas mbylljes së lojrave të fatit më 1 janar 2019, e vetmja kompani e licensuar për hapjen e kazinove në hotele me 5 yje është Apex-al, e cila ka ndryshuar emrin në Adria Entartainment.

Kompania më 19 maj 2020, mori për 10 vjet licensën për hapjen e kazinos.

Pronari i kompanisë Apex, Dajlan Avdia është aktualisht një nga ndërtuesit e disa prej ndërtimeve kryesore në qendër të Tiranës, përfshirë edhe godinën Book Building e përfshirë në zonën e qeverisë për hapjen e kazinos.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>