Qeveria hap thirrjen për drejtor të Agjencisë së Sigurimit së Cilësisë së Arsimit

Nga Exit News
Qeveria hap thirrjen për drejtor të Agjencisë së Sigurimit së Cilësisë së Arsimit

Qeveria ka hapur thirrjen për kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm apo një prej 11 Anëtarëve të Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit së Cilësisë në Arsimin e Lartë. Lajmin e dha Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një video mesazh, në Facebook, të hënën.

Bordi i Akreditimit ka në përbërje 11 anëtarë, nga të cilët minimalisht 3 dhe maksimalisht 5 duhet të jenë të huaj. Kriteret për anëtarë në Bordin e Akreditimit pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), janë:

Të kenë një përvojë të paktën 10-vjeçare në institucione akademike dhe kërkimore, brenda e jashtë vendit;

Të zotërojnë gradë shkencore/titull akademik ose njohje e përvojë të paktën 5-vjeçare në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë;

Të kenë njohje në nivel të avancuar të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.

Kriteret për Drejtor të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), janë:

Të zotërojë titull akademik ose gradën shkencore “Doktor” të fituar pranë universiteteve të vendeve anëtare të OECD-së ose BE-së;

Të ketë 5 vjet përvojë pune në drejtim të institucioneve të arsimit të lartë ose strukturave të institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e arsimit të lartë.

Përzgjedhja e kandidatëve do të kryhet nga Ministria e Arsimit. Thirrja do të qendrojë e hapur deri më 301 qershor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>