
Qeveria shqiptare do të hedh në ankand, 8.2 miliardë lëkë, rreth 67 milionë euro në bono thesari më afat 1 vjeçar, me 29 qershor, sipas të dhënave të Bankës Kombëtarë Shqiptare.
2.37 miliardë lekë ofertë është e rezervuar për bankën qendrore, tregojnë të dhënat. Letrat me vlerë të emetuara nga qeveria do të skadojnë më 30 qershor 2022.
Qeveria po përgatitet të marrë edhe eurobondin e dytë brenda 1 viti, me vlerë 500 milionë euro në tregjet e huaja.