Qeveria heq vizat për qytetarët rusë

Qeveria heq vizat për qytetarët rusë

Pas shumë akuzash dhe komplotesh me rusë në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë më 21 mars 2018 vendosi heqjen e vizave për qytetarët rusë për sezonin turistik. Qytetarët rusë mund ët vizitojnë Shqipërinë pa viza nga fillimi i prillit deri më 31 tetor 2018.

Gjithashtu, ky vendim përfshin edhe qytetarët nga Bjellrusia, Kina, Tajlanda, Bahreni, Omani dhe Katari.

Heqja e vizave për këto vende, sipas qeverisë, është bërë për shkak të rritjes së numrit të turistëve. Por, aktualisht, qeveria nuk ka publikuar të dhënat për numrin e vizitorëve të ardhur nga këto vende.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>