Qeveria hesht mbi skandalin e trafikut të armëve në Republikën Demokratike të Kongos

Nga Alice Elizabeth Taylor
Qeveria hesht mbi skandalin e trafikut të armëve në Republikën Demokratike të Kongos

Pas publikimi të raportit sekret të Kombeve të Bashkuara se Shqipëria, së bashku me vendet e tjera, kanë furnizuar me armë Republikës Demokratike të Kongos, pa njoftuar OKB-në siç kërkohet, qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar.

Exit News kontaktoi një zëdhënës të Kryeministrit Edi Rama, i cili tha përmes WhatsApp-it se lajmi ishte ” i pavërtetë”. Ata pastaj dërguan një lajm nga 2011-ta që raportonte se armët shqiptare po përdoren në një konflikt në vend.

Në atë kohë, Ministria e Mbrojtjes, në qeverinë e djathtë, nuk e mohoi që Shqipëria i shiste armë qeverisë së Kongos. Ata thanë që gjithçka ishte bërë në përputhje me ligjin dhe me njohuritë e plota të OKB-së.

Nga lajmi i 2011-ës:

“Në përgjigje të akuzave për të ashtuquajturin skandal të përdorimit të predhave shqiptare në luftimet në Kongo, Ministria e Mbrojtjes sqaron se këtu nuk ka asnjë skandal apo lajm. Shitja e predhave 120 mm për qeverinë e Republikës Demokratike të Kongos është e ligjshme. Kjo shitje është raportuar në Kombet e Bashkuara, pasi ajo është botuar në faqen zyrtare të Agjencisë Shtetërore të Kontrollit të Eksportit (NAIS), ” tha Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Mbrojtjes Ervin Kulluri, në atë kohë.

Në fakt, skandali më i fundit nuk është shitja e armëve për shtetin afrikan. Përkundrazi është fakti që nëse qeveria shqiptare i ka shitur ato, ajo nuk njoftoi OKB-në ashtu siç kërkohet të bëjnë. Kjo kërkesë është pjesë e rezolutës së vitit 2004, në të cilën Shqipëria është nënshkruese e saj.

Exit News pastaj e pyeti zëdhënësin në dy raste të veçanta nëse ata mund të lëshonin një mohim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes, por nuk u mor asnjë përgjigje.

Ndërsa shitja e armëve është e lejuar dhe nuk ekzistojnë sanksione aktualisht, duhet pyetur se pse qeveria nuk e njoftoi KB-në ashtu siç vepruan paraardhësit e tyre.

KB paralajmëroi që armët që dërgoheshin në ushtrinë e Kongos po përfundojnë në duart e milicëve. Vendi është prej vitesh i përfshirë nga dhuna dhe përplasjet, por kohët e fundit rreth 1000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se gjysmë milioni janë shpërngulur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>