Qeveria i heq administratës shpërblimet e fundvitit

Nga Stafi Exit
Qeveria i heq administratës shpërblimet e fundvitit

Kryeministri Rama ka vendosur t’u heqë punonjësve të administratës shpërblimet e fundvitit. Përmes një vendimi, të pazbardhur në portalin e Kryeministrisë por të botuar në Fletoren Zyrtare, qeveria ka vendosur të ndalojë përdorimin e fondit të posaçëm, rezervë të institucioneve ku parashikohet edhe organizimi i aktivitetet kulturore apo i shpërblimeve.

Në vendimin që mban datën 6 dhjetor, fundi i vitit 2019 përjashtohet nga praktika e mëparshme e vendosur që prej vitit 2010:

“Përjashtimisht për vitin 2019, fondi i veçantë i institucioneve qendrore, buxhetore dhe jo buxhetore, institucioneve të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike, të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucioneve qendrore dhe të vetëqeverisjes vendore, nuk do të përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve

Vendimi për të bllokuar shpërblimet u raportua nga Exit News më 4 dhjetor kur u tha se Bashkia Tiranë kishte vendosur t’i anulonte për punonjësit e saj. Këto masa ndaj administratës, janë pjesë e masave të qeverisë për të gjetur fonde për përballimin e situatës që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>