Qeveria i jep SPAK dhe BKH të drejtën për të kontrolluar llogaritë bankare

Nga Exit News
Qeveria i jep SPAK dhe BKH të drejtën për të kontrolluar llogaritë bankare

Qeveria ka vendosur të premten që t’i japë disa institucioneve të drejtë për të kontrolluar në çdo kohë llogaritë bankare në regjistrin qendror si dhe në kasafortat për t’i ndihmuar ato në hetimet e rasteve korruptive.

SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Informativ i Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Prokuroria e Përgjithshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit janë institucionet që kanë akses të plotë në llogaritë bankare.

Këshilli i Ministrave ka vendosur që t’i japë akses të kufizuar ILDKP-isë, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave si dhe drejtorive të taksave dhe të tarifave pranë njësive të qeverisjes vendore.

Sipas vendimit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duhet të garantojë funksionimin e regjistrit të llogarive bankare dhe të kasafortave, duke përditësuar çdo lëvizje të parave.

Personat që mund të autorizohen për të kontrolluar llogaritë bankare duhet të jenë prokurorë të SPAK ose hetues të BKH-së, ndërsa pjesa tjetër e administratës nuk lejohet.

SPAK dhe BKH-ja do të paraqesin një kërkesë tek Drejtoria e Tatimeve për t’u pajisur me një kod hyrjeje në regjistërin e llogarive bankare.

Hyrja në këtë regjistër do të bëhet drejtpërdrejtë në mënyrë elektronike përmes një kodit që jepet nga Drejtoria e Tatimeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>