Qeveria italiane apel punëtorëve të shëndetësisë të vaksinohen kundër Covid-19

Nga Exit News
Qeveria italiane apel punëtorëve të shëndetësisë të vaksinohen kundër Covid-19

Qeveria italiane i bëri thirrje të mërkurën të gjithë punëtorëve shëndetësor që të vaksinohen kudër Covid-19.

Kjo thirrje e qeverisë italiane vjen pasi një pjesë e punonjësve shëndetësorë kanë refuzuar të marrin dozat e vaksinës.

Që nga fillimi i pandemisë në Itali kanë humbur jetën 109 mijë persona.

Qeveria mori  një vendim, sipas të cilit detyronte disa ketogir punëtorësh që të merrnin vaksinën. Vendimi u prit me  kritika.

Vendimi mban firmën e kryeministrit Mario Draghi.

Sipas vendimit punëtorët shëndetësorë duke përfshirë edhe farmacistët duhet që të marrin vaksinën. Ndërkaq, ata që refuzojnë ta bëjnë këtë, mund të pezullohen nga puna pa pagesë, për një vit të plotë.

“Qëllimi i kësaj mase është që të mbrohen sa më shumë që të jetë e mundur edhe strafi mjekësor por edhe ai farmaceutik dhe ata që janë në mjedise ku mund t’i ekspozohen direkt infektimit”, thuhet në deklaratën për media të Qeverisë italiane.

Italia ka regjistruar 23.904 raste pozitive me COVID-19 dhe 467 viktima vetëm në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të paraqitura sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>