Qeveria jep €1,2 milionë për projektimin e tunelit të Llogarasë

Nga Exit News
Qeveria jep €1,2 milionë për projektimin e tunelit të Llogarasë

Qeveria ka miratuar më 10 qershor kalimin e një fondi prej 1, 3 milionë euro Ministrisë së Infrastrukturës, për rishikimin e studimit të fizibilitetit për projektin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë. Ndërtimi i tunelit, sipas qeverisë parashikohet të kushtojë 6,3 milionë euro.

Ende nuk dihet se si do të financohet dhe ndërtohet tuneli deri më sot, pasi ka dy variante të hedhura në publik.

Më 25 dhjetor në një intervistë për Euronews.al Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se punimet për tuneli në Llogara, do të jepen me koncesion 35-vjeçar dhe se ndërtimi pritet të nisë diku në mes të muajit shkurt të 2020.

Ndërsa, më 11 qershor Agjensia Telegrafike e Lajme shkruan se sipas burimeve zyrtare qeveria ka vendosur ta ndërtojë vetë tunelin e Llogarasë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>