Qeveria do të shpenzojë 220 mijë euro për pagesat e gjobave të dhëna nga shteti grek për shqiptarët që kanë kaluar afatin e qendrimit atje për shkak të krizës së Covid-19. Sipas vendimit të qeverisë, së datës 15 qershor, 26 milionë lek do të kalojnë në buxhetin e Ministrisë së Financave për kryerjen e këtyre pagesave.
Qytetarët që janë gjobitur mund të aplikojnë për të marrë rimbursim nga Drejtoria e Tatimeve. Kjo vlen për të gjitha gjobat e vendosura nga Greqia për periudhën 10 Mars – 1 Qershor 2020.
Drejtoria e Tatimeve ka listuar dokumentat që qytetarët duhet të dorëzojë me postë për të marrë rimbursim.