
Qeveria shqiptare ka lejuar ekipin e futbollit të kombëtares së Anglisë të udhëtojë drejt vendit për të zhvilluar ndeshjen me kombëtaren shqiptare me 28 mars.
Ndeshja është për eliminatoret e Botërorit 2021 dhe do të mbahet në stadiumin ‘Air Albania”.
Ekipi do të izolohet për 10 ditë në hotel për të parandaluar përhapjen e variantit anglez të koronavirusit.
Prej datës 1 shkurt fluturimet drejt Britanisë së madhe janë të pezulluara pa afat.