Qeveria jep me koncesion Portin e Vlorës

Nga Exit News
Qeveria jep me koncesion Portin e Vlorës

Qeveria do të japi me për 35 vjet me koncesion portin e Vlorës. Sipas mediave, Ministria e Infrastrukturës ka hapur garën pas një oferte nga një kompani, e cila nuk bëhet publike.

Gara do të jetë e hapur deri me 26 shkurt, ku Ministria ka ftuar dhe kompani të tjera gë aplikojnë për këtë koncesion.

Vlera e këtij koncesioni sipas Ministrisë së Infrastrukturës duhet të jetë të paktën 23 milionë euro.

Marina Vlorë do të ndërtohet në portin aktual të këtij qyteti dhe është pjesë e Master Planit të Lungomares në qytetin bregdetar.

Qeveria ka përcaktuar se ‘Marina Vlorë’ duhet të sigurojë një vendankorim të mbrojtur, të sigurt, funksional gjatë gjithë vitit për jahtet dhe duhet të akomodojë minimalisht 400 anije.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>