Qeveria ka tenderuar një ditë përpara tërmetit të 26 nëntorit, rreth 3,7 milionë euro për riparimin e 233 ndërtesa në Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë dhe Kamzë, të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit.
Sipas të dhënave publikuar nga Open Data Albania, Ministria e Mbrojtjes vendosi t’i përzgjedhë kompanitë fituese me negociim të drejtëpërdrejtë dhe për këtë iu deshën më shumë se 2 muaj.
Fituesit e tenderëve u shpallën më 25 nëntor, një ditë përpara tërmetit të 26 nëntorit.
Kompanitë fituese janë:
– Kompania Euro-ALB, e cila fitoi tenderin me vlerë rreth 820 mijë euro;
– Kompania 4A-M, e cila fitoi tenderin me vlerë rreth 1,1 milion euro;
– Kompania ALBAKONSTRUKSION, e cila fitoi tenderin me vlerë rreth 1,1 milion euro;
– Kompania HASTOCI, e cila fitoi tenderin me vlerë rreth 760 mijë euro.
Nuk dihet ende se çfarë do të bëhet me këto tendera, pasi ende nuk dihet nëse këto ndërtesa janë shembur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sipas listës së publikuar bashkë me tenderët, 233 shtëpitë janë të vendosura:
- 99 në Durrës;
- 67 në Shijak;
- 19 në qarkun Krujë, nga të cilat 4 në Thumanë;
- 20 në Kavajë;
- 24 në Kamëz;
- 4 në Rrogozhinë.
Në këto zona tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe dëmet më të rënda në ndërtesa.