Qeveria do të blejë makina luksoze për funksionarë të saj

Qeveria do të blejë  29 makina luksoze për funksionarë të lartë të shtetit.

Sipas Vizion Plus, tenderi për blerjen e mjeteve do të bëhet nga Garda e Republikës me proçedura sekrete, të përjashtuara nga ligji i Prokurimit Publik. Në vendimin e Këshillit të Ministrave, drejtuar Gardës, nuk përcaktohet shuma e lekëve që do të shpenzohet.

Vizion Plus shkruan se shumica e mjeteve do të jetë e tipit “Jaguar”, me vlerë minimale 95 mijë dollarë secila. Drejtues të  Gardës refuzojnë të japin detaje. Sipas tyre, proçesi është sekret sepse ka të bejë me sigurinë e funksionarëve  të lartë shtetëror.

Nuk është hera e pare që Qeveria Rama shpenzon para nga buxheti për të blerë makina. Në mars të këtij viti, Policia e shtetit bleu  makina të reja për  komisariatet e Tiranës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>