Qeveria kërkon zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në fund të muajit mars

Nga Redaksia
Qeveria kërkon zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në fund të muajit mars

Qeveria i ka kërkuar Kuvendit zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në fund të muajit mars.

Kërkesën do ta shqyrtojë sot Komisioni për Sigurinë Kombëtare dhe sipas mediave do të kërkohet që gjendja e fatkeqësisë natyrore të zgjatet deri më 31 mars 2020.

Qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për qarkun e Durrësit dhe Tiranës më 27 nëntor. Pas problemeve që u konstatuan edhe në qarkun e Lezhës, u ra dakord që me këtë gjendje të trajtohej edhe kjo zonë.

Siç Exit News e ka shpjeguar më parë, gjendja e fatkeqësisë natyrore vendoset me vendim të Këshillit të Ministrave për “periudhë jo më të gjatë se 30 ditë”.

Në varësi të llojit të emergjencës vendore ( kur përballohet nga bashkia ose bashkitë nëse preken më shumë se një bashki dhe kombëtare(kur kërkon ndërhyrjen e institucioneve shtetërore)-qeveria duhet të marri masa të tilla si:

  • Caktimin e objekteve shtetërore për tu vënë në shërbim të qytetarëve që të strehohen
  • Evakuimin e qytetarëve
  • Zhvendosjen e qytetarëve nga objektet e dëmtuara
  • Vendosjen e tyre në zona të sigurta si dhe
  • Masa të tjera që parandalojnë pasojat nga fatkeqësia.

Qeveria dhe bashkitë kanë detyrim ligjor të kompesojnë të gjithë qytetarët të prekur nga fatkeqësia natyrore. Ky detyrim ligjor është parashikuar në nenin 41 të ligjit :

“Shteti shqiptar përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.”

Më 26 nëntor Shqipëria u godit nga një tërmet i magnitudës 6.4 Richter. Nga kjo lëkundje e fuqishme humbën jetën 51 qytetarë dhe mbetën të pastrehë mijëra të tjerë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>