Qeveria krijon këshill shkencëtarësh për ministren e Arsimit

Nga Exit News
Qeveria krijon këshill shkencëtarësh për ministren e Arsimit

Qeveria ka krijuar sot një organ këshillimor për të ndihmuar ministren e Arsimit në përcaktimin e politikave në arsim dhe shkencë. 

Përveç këshilltarëve të kabinetit të saj, tani ministrja Evis Kushi do të këshillohet edhe nga Këshilli e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor (KALKSH).

Në të bëjnë pjesë 12 shkencëtarë, puna e të cilëve do të drejtohet nga vetë ministrja. Ata do të këshillojnë ministren për të gjitha politikat në arsim dhe shkencë.

Deri më tani, emrat e 12 shkencëtarëve nuk janë bërë ende publike.

Lajmin e dha sot ministrja Kushi në mediat sociale pas një takimi me shkencëtarët e KALKSH-it.

Ajo shtoi se këshilli do të ndihmojë në zbatimin e premtimeve të qeverisë për studentët.

Premtimet u përfshin në “Pakti për Universitetin” i cili u propozua në dhjetor 2018, pas protestave të studentëve, si zgjidhje e qeverisë ndaj kërkesave të tyre.

Studentët e kundërshtuan paktin, me pretendimin se ai nuk zgjidh kërkesat e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>