
Nga dita e hënë të gjithë qytetarët do të lëvizin pa leje të posaçme deri në orën 21:00. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama.
Masat e reja janë si më poshtë:
—Në zonat e gjelbërta nuk do të ketë më kufizim oraresh, pra qytetarë mund të lëvizin pa kufi.
—Zgjatet fasha e orarit në zonat e kuqe deri në orën 21:00.
—Nuk do të ketë nëvojë për leje të posaçme për këmbësorët dhe automjetet.
—Ndalohet hyrja dhe dalja e automjeteve në zonat e kuqe.
—Do të lejohen emisionet televizive të marrin më shumë se 1 person në emisione, me kushtin, që të ruajnë distancën 2 metër.
Ndërkohë mbetet në fuqi vetëkarantinimi i detyrueshëm.