Qeveria malazeze po publikon të dhënat e plota të pacientëve me koronavirus në faqet e saj zyrtare. Po ashtu, qeveria po azhurnon vazhdimisht dhe po bën publike dhe të dhënat e atyre personave që duhet të jenë të izoluar.
Kur u pyetën për ligjshmërinë e publikimit të detajeve personale dhe informacionit mjekësor, autoritetet thanë që ata kishin marrë miratimin nga Agjencia malazeze për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
“Policia nuk mund të kontrollojë çdo qytetar që duhet të jetë në izolim. Duke marrë parasysh që cilido që largohet nga izolimi kërcënon tërë komunitetin, ne vendosëm t’i publikojmë emrat e tyre”, u shprehën zyrtarët publikë.
Tea Gorjanc Preleviç nga organizata Aksioni për të Drejtat e Njeriut tha për Ballkan Insight “Ne presim që të shohim bazën ligjore për të kufizuar të drejtën e garantuar me kushtetutë të intimitetit. Përndryshe, kjo është e paligjshme “.
Pothuajse të gjitha ligjet si të vendeve dhe udhëzimet ndërkombëtare përcaktojnë që informacioni mjekësor i pacientit duhet të mbahet privat.
Informacioni në lidhje me kushtet shëndetësore nuk lejohet të shpërndahet ose të bëhet publik pa lejen e pacientëve. Për më tepër, publikimi i emrave dhe adresave të qytetarëve pa lejen e tyre është një shkelje e së drejtës së tyre për privatësi. Kjo është gjithashtu një e drejtë themelore e njeriut, e parashikuar në ligjin ndërkombëtar dhe evropian.